Stones zgjedh ndeshjen më të çmendur, që ka luajtur me Anglinë: Idhulli im? Beckham

3 Korrik 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

John Stones foli “pa dorashka”. Në mes të një interviste dhënë kanaleve të Federatës Angleze të Futbollit, përmes formatit “LionsDenUnlocked”, mbrojtësi i Manchester City, i angazhuar në Gjermani në kuadër të çerekfinaleve të Kampionatit Evropian, iu përgjigj disa pyetjeve të bëra nga tifozët e “Tre Luanëve”.

Cili është momenti më i mirë që keni përjetuar në fushë dhe nuk do ta harroni kurrë?
Po, kam disa momente të mira. Do të zgjedh atë me Anglinë, ndeshjen kundër Kolumbisë më 2018, zhvilluam një lojë vërtet të mirë. Ishte një ndeshje e çmendur. Ne i mundëm kolumbianët me penallti, një fund tejet emocionues.

Cili është idhulli juaj i futbollit?
Kur isha vërtet i vogël…, do të thoja Beckham. Unë e doja Beckhamin. Mendoj se si i shënoi golat e tij, goditjet e lira dhe gjëra të tjera. Si janë goditjet e mia të lira? Jo më të mirat. U përpoqa, por nuk mendoj se gjërat shkuan mirë në këtë drejtim (qesh).

Cilat janë kujtimet tuaja si tifoz i Anglisë në fëmijëri?
Unë e shikoja kombëtaren edhe në shkollë. Kompeticionet supozohet të jenë javët e fundit të shkollës. I shihja ndeshjet në televizorë të mëdhenj të vendosur në mjediset e shkollës. Më kanë lejuar të shkoja atje me një fanellë të Anglisë veshur.

Pse zgjodhët numrin 5 për ta veshur me ekipin?
Më është dhënë në fakt, ose më është ofruar, kur isha tek Evertoni. Vendosa ta merrja dhe më pëlqeu. Duket se është një numër me fat për momentin. Më ka ecur mirë me të.

Cili është shoku juaj më i mirë në kombëtare?
Kam kaq shumë, Walker, Trippier…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit