Strakosha drejt rikthimit në Serie A, pas Europianit pozitiv. Problem shihet… agjenti i tij

28 Qershor 2024
8:41
Alfred Lleshi
back button

Ndër rolet që Fiorentina mund të përforcojë në merkaton e kësaj vere është edhe ai i portierit, ndonëse Pietro Terracciano i dha njëfarë sigurie të përgjithshme mbrojtjes sezonin e kaluar, ndoshta duke pasur sezonin më të mirë të karrierës së tij, siç tha edhe trajneri Palladino.

Dhe nëse ditët e fundit ju folëm për idenë e Juan Musso, nuk është vetëm numri një argjentinas i Atalantës në radarin vjollcë. Siç raportohet nga portali i specializuar “Firenzeviola.it”, një tjetër shteg e çon klubin e Firences në Angli për njohjen e vjetër të Serie A, Thomas Strakosha i Brentford.

Ish-portieri i Lazios ishte autor i pritjeve të mira me kombëtaren shqiptare, pavarësisht eliminimit, ndaj Italisë (ndërhyrje të shkëlqyera ndaj Frattesi dhe Scamacca) dhe gjithashtu Spanjës. Shqiptari duket i “burgosur” në Angli dhe për këtë arsye do të rikthehej me kënaqësi në Serie A.

Sigurisht, Fiorentina do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të. Gjithsesi, kjo pistë ka një “por”… Domethënë, agjenti i shqiptarit është i njëjti që menaxhon edhe Terracciano, ndaj nuk ka ndërmend t’i vërë në garë klientët e tij, siç ndodhi sezonin e fundit për Biraghi dhe Parisi në krahun e majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit