Strakosha: “Nuk i jap këshilla Sherrit, sepse për pak do e shihni titullar te Cagliari”

11 Nëntor 2024
17:14
Telesport
back button

Portieri Thomas Strakosha i vlerëson si dy finale ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës këtë nëntor me kombëtaren shqiptare, të vlefshme për Nations League.

Ai theksoi se mbështetja e tifozëve shqiptarë do të jetë një motiv shtesë për ta. “Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqëndrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para”.

Stadiumi “sold out”? – Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Na jep zemër për të luajtur mirë. Është diçka shumë e bukur për ne dhe çdo shqiptar.

Konkurrenca në portë? – Duhet të pyesim trajnerin për portierët. Unë bëj maksimumin për vete. Konkurrenca është e mirë për ne dhe për lojtarët, pasi ka pasur vite që nuk kishim.

Alen Sherri? – Kam komplimente dhe urime për Alen Sherrin dhe deri në fund mund të jetë titullar i Cagliari. E kam ndjekur që kur ishim bashkë te Kombëtarja U-21. E ka merituar shansin. Këshilla nuk mund të jap pasi ka nivel dhe aftësi shumë të mira Duhet ta shijojë sa më shumë dhe të japë maksimumin.

Ndeshja më e vështirë? – Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme. Finalja e parë është me Çekinë. Është ndeshje që duhet marrë me shumë seriozitet dhe të shohim se si do të dalim.

Etrit Berisha? – Më mungon Etrit Berisha, pasi lojtarët më të vjetër japin gjithmonë eksperiencë. Kush nuk thirret na mungon, Etritin e njoh prej 12 vitesh dhe na mungon si lojtar dhe si njeri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit