Strasbourg e bën rrugë, ndal përsëri PSG-në

5 Dhjetor 2018
23:04
Denis Hakanaj
back button

Strasbourg konfirmohet një kundërshtar i vështirë për PSG-në, të paktën në shtëpi. Vendasit, në fakt, pas fitores 2-1 të marrë në 2 dhjetorin e 2017-ës, kanë arritur të ndalin parisienët edhe mbrëmjen e sotme duke barazuar 1-1.

Ndeshja është zhbllokuar katër minuta para fundit të pjesës së parë, teksa Lala ka kaluar në avantazh vendasit me një penallti, të akorduar pas ndërhyrjes së VAR. Miqtë e kanë gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 58-të, me Edinson Cavani-n, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

13 minuta më vonë ka ardhur penalltia e dytë e ndeshjes, këtë herë në favor të parisienëve, e shkaktuar pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe të Lala-s, heroi i pjesës së parë për vendasit. Te pika e bardhë është paraqitur Edinson Cavani, i cili nuk ka gabuar dhe ka shënuar golin e tij të dhjetë në këtë kampionat.

Kjo ka qenë ndalesa e dytë radhazi për PSG-në, që vinte nga një barazim 2-2 në fushën e Bordeaux. Skuadra e Tuchel kryeson renditjen me një avantazh prej 14 pikësh ndaj vendit të dytë, që mbahet nga Lille. Strasbourg, nga ana tjetër, është ngjitur në vendin e nëntë me 22 pikë.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit