Telashe për Victor Boniface.
Komisioni disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka hapur një hetim për sulmuesin e Bayer Leverkusen, duke i kërkuar atij të bëjë një deklaratë për të shpjeguar një incident në të cilin dyshohet se ishte përfshirë.
Në fakt, disa lojtarë të Stuttgart-it pretendojnë se nigeriani u ka treguar “gishtit e mesit” pas penalltisë vendimtare që i dhuruan Superkupën e Gjermanisë Aspirinave.
Një gjest që mund t’i kushtojë Bonifaces një skualifikim me dy ndeshje, për t’u vuajtur në kampionat apo në Kupën e Gjermanisë. Ishte Sebastian Hoeneß, trajneri i Shtutgartit, i cili i raportoi incidentin kolegut të tij Xabi Alonso: Hoeneß ishte i tërbuar vetes dhe duhej të qetësohej nga disa lojtarë:
“Ishte një situatë pas gjuajtjes së penalltive”, shpjegoi ai në konferencë. “Me sa duket nuk është parë, kështu që nuk do të komentoj më tej për këtë çështje”.
Sipas DFB-së, arbitri Tobias Stieler deklaroi se nuk e kishte parë skenën, prandaj komisioni tani ka hapur hetimet.
“Ne i kemi shkruar sulmuesit duke i kërkuar që të përgjigjet menjëherë”, thuhej në deklaratë.
Xabi Alonso ka thënë: “Nuk e kam parë dhe nuk mund ta komentoj. Por ka ndodhur kjo polemikë në minutat e fundit. Është normale që të ndodhë, nuk është problem i madh”.