Sulmohet tifozi i Marseille para ndeshjes ndaj Lyon! Hesape të vjetra…

5 Shkurt 2024
18:18
Telesport
back button

Sipas RMC Sport, pavarësisht ndalimit të udhëtimit për tifozët e Olympique de Marseille para ndeshjes së tyre kundër Olympique Lyonnais dje në mbrëmje, një tifoz i Marsejës u sulmua gjatë rrugës për në stadium.

Tifozi i Marsejës po udhëtonte në një tramvaj të mbushur plot me tifozë të Lyonit teksa kishte veshur fanellën e ekipit të tij, ku mendohet se më pas kishte bërtitur “Allez OM”. Ky incident u rrit në seriozitet pasi tifozi u sulmua më pas nga një grup prej dhjetë mbështetësish të Lyonit teksa dilte nga tramvaji.

Policia u alarmua për situatën dhe u vu në ndjekje të autorëve duke arrestuar të paktën një prej mbështetësve të Lionit, ndërsa tifozi i Marsejës u transportua në spitalin Edouard-Herriot pasi pësoi një dislokim të shpatullës në përballje.

Ky duket të jetë incidenti i vetëm i dhunës që rrethoi ndeshjen, pasi tifozët e jashtëm për ndeshjen u ndaluan për shkak të ngjarjeve të ndeshjes së braktisur më parë mes dy palëve në tetor.

Ajo ndeshje u anulua pasi autobusi që transportonte lojtarët dhe stafin e Lyonit u sulmua nga tifozët e Marsejës teksa po udhëtonte për në Stade Vélodrome. Trajneri i atëhershëm i Lionit, Fabio Grosso u godit rreth syrit kur një raketë e hedhur në autobus theu xhamat dhe plagosi menaxherin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit