Sulmuesi do më shumë hapësira te Manchester City, rivalët gati të “rrëmbejnë” kampionin e botës

8 Qershor 2024
9:12
Telesport
back button

Chelsea është duke u përgatitur të bëjë një ofertë për Julian Alvarez. Sipas “TeamTalk”, të afërmit e sulmuesit të Manchester City e dinë se sa i zhgënjyer është kampioni i botës me aktivizimin e pakët që i ka dhënë Pep Guardiola. Kjo, pasi trajneri spanjoll konsideron si titullar Erling Haaland

Alvaraz këtë sezon realizoi 19 gola në total në të gjitha kompeticionet pavarësisht aktivizimit të pakët. Për këtë arsye, Chelsea dhe trajneri Enzo Maresca janë gati ta sjellin në Londër. Trajneri i ri i Chelsea synon të përmirësojë skuadrën e tij në të gjithë sektorët e fushës përpara ziles në fillim të sezonit 2024-25.

Maresca ka punuar së bashku me Pep Guardiola te Mançester Siti, ndaj i njeh mirë aftësitë e Julian Alvarez, qendërsulmuesit argjentinas kampion bote. Duke pasur parasysh konkurrencën, Julián Álvarez nuk ka një vend të garantuar dhe ka luajtur 90 minuta të plota vetëm në 15 raste sezonin që sapo u mbyll.

Argjentinasi dëshiron të qëndrojë në City, por kërkon që të luajë rregullisht. Ndaj, Chelsea është gati t’i dërgojë një ofertë argjentinasit ditët në vijim, ndërkohë që edhe Atletico Madrid e PSG janë interesuar për Alvarez. Mbetet vetëm të zbulohen synimet e Manchester City në këtë drejtim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit