Sulmuesi i Dortmund i “shkel syrin” Juventus: Jam i kënaqur këtu, por në jetë s’ka garanci për të ardhmen

18 Korrik 2024
12:50
Telesport
back button

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, nuk ekspozohet, por flet për një të ardhme hipotetike te Juventus. Në fakt, bardhezinjtë janë klubi më i interesuar për të dhe tashmë ka pasur edhe kontakte mes palëve.

Megjithatë, 22-vjeçari nuk është i sigurt për largimin nga Borussia Dortmund. I zhgënjyer, pas përjashtimit nga Europiani që sapo ka përfunduar, ai nuk dëshiron të bëjë një zgjedhje të gabuar. Ai dëshiron të luajë, sa më shumë që të jetë e mundur, në një klub të nivelit të parë për të rikthyer kombëtaren.

Nuk mund të them asgjë për Juventus. Unë vesh fanellën e Dortmund dhe jam shumë i kënaqur me këtë gjë. Megjithatë, në jetë nuk ka garanci”, u shpreh sulmuesi 27-vjeçar, që luan prej dy sezonesh me Dortmund (14 gola në 66 ndeshje).

Me pak fjalë, e ardhmja e tij mbetet ende për t’u shkruar. Trajneri i ri i Dortmund, Nuri, Sahin foli për të ardhmen e Adeyemi: “Karim e di se çfarë mendoj për të. Sigurisht që nuk do të filloj të komentoj thashethemet e ndryshme për transferimet”.

Për mua ajo që është e rëndësishme është çfarë do ai. Sezonin e kaluar 22-vjeçari luajti shumë më pak nga sa mendonte: ai luajti vetëm 10 herë në Bundesligë, duke bërë vetëm 21 paraqitje në total”, tha Sahin

Dëmtimi i ligamenteve që e mbajti jashtë fushës për dy muaj, nuk mjafton për të justifikuar shifra kaq të dobëta. Kjo është arsyeja pse ai mendon të thotë lamtumirë. Por ai e bën këtë duke i mbajtur letrat e tij të mbuluara”, tha trajneri i Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit