Sulmuesi mesazh Inter: Kam edhe një vit kontratë, s’jam mësuar me stolin, kam qenë gjithnjë titullar

29 Maj 2024
11:38
Telesport
back button

Inter pret të nisë një epoke të re me Oaktree dhe jo të gjithë e kanë vendin e garantuar te skuadra e së ardhmes. Ardhja e Taremit dhe largimi i Alexis Sanchez janë dy lëvizje të sigurta këtë verë, ndërkohë që ka edhe disa pasiguri.

Një prej tyre që ndihen të pasigurtë është Marko Arnautovic. Nëse ai qëndron dhe Inzaghi mbështetet tek ai, do ta bëjë këtë gjë duke luajtur të njëjtin rol si sezonin e kaluar. Nëse ai largohet, atëherë Inter duhet të gjejë një klub që të plotësojë kërkesat e veta dhe të lojtarit.

Gjithsesi, sulmuesi austriak i ka të qarta idetë se çfarë dëshiron të bëjë: “Jam plotësisht i qetë. Kam ende kontratë me Inter, jam plotësisht i kënaqur, tani jemi bërë kampionë. Askush nuk më ka thënë asgjë, as vëllait tim (menaxheri)”, tha më tej Arnautovic.

Unë po përgatitem për kampionatin europian dhe pastaj do të shkoj me pushime. Kështu që, në korrik do të përgatitem për vitin e ardhshëm me fanellën e Inter”, tha austriaku, që duke folur për sezonin e sapo përfunduar, Arnautovic pranoi se priste të kishte më shumë hapësirë.

Është e vështirë të mos luaj, nuk jam mësuar me këtë gjë, pasi gjithmonë kam qenë titullar. E dija që gjërat do të ishin më të vështira tek Inter. Gjithashtu, sepse Lautaro dhe Thuram performuan jashtëzakonisht mirë. Gjithsesi, unë jam krenar për atë që dhashë dhe do ta respektoj vendimin e trajnerit”, tha Arnautovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit