Sulmuesi që po çmend Serinë A i “shkel syrin” Juves: Ronaldo është më i miri

6 Mars 2019
17:52
Telesport
back button

Federico Chiesa, sulmuesi 21-vjeçar që po çmend të gjitha skuadrat e mëdha të Serisë A dhe jo vetëm, ka pranuar sot se të luash me Cristiano Ronaldo është një privilegj për këdo. Me 14 gola në 86 ndeshje me fanellën e Fiorentinës, lojtari ka oferta nga shumë skuadra, por duket se ai synon të veshë fanellën bardhezi. “Cristiano Ronaldo nuk ka talentin e Messit, por ka fituar po aq Topa të Artë sa edhe ai”, ths Chiesa për “Tuttosport”.

Sulmuesi Federico Chiesa

Më tej, Chiesa shton: “Cristiano është një futbollist ekzemplar, që të mëson se si duhet të punosh për të qenë gjithnjë në majë. Ai kujdeset për çdo detaj dhe kjo është ajo që e bën të veçantë. Ndaj ta kesh si koleg të ndihmon të rritesh si profesionist. Unë kam punuar shumë për të ardhur deri këtu. Kam besuar për të qenë në këtë nivel në Serinë A, duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Të shënosh në Serinë A nuk është e lehtë”, tha Chiesa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit