Sulmuesi refuzon të luajë për Mourinho, gati transferimi tek ekipi i Gattuso në Kroaci

24 Qershor 2024
13:11
Telesport
back button

Ardhja e Jose Mourinho te skuadra e Fenerbahce duket se nuk i ka lumturuar të gjithë. Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko nuk e ka mirëpritur këtë transferim të trajnerit portugez, ndaj dhe po mendon të largohet pas vetëm një viti në Turqi.

Sipas “Fotospor”, sulmuesi boshnjak dëshiron të largohet nga Fenerbahçe pas vetëm një sezoni pas ardhjes në stol të José Mourinho, me të cilin marrëdhëniet nuk do të ishin optimale. Lojtari është objektivi i Hajduk Split në Kroaci, ekip që drejtohet nga Gennaro Gattuso.

Skuadra kroate kërkon të rivalizojë për titullin këtë vit dhe shpreosn që me Dzeko ta arrijë këtë gjë. Mediat kroate thonë se edhe vetë lojtari e dëshiron një transferim në Split. Megjithatë, një qëndrim në Turqi nuk mund të përjashtohet, ndonëse në një klub tjetër.

Ekipi i Besiktas ka vënë syrin te boshnjaku dhe po synon të kryejë një shkëmbim lojtarësh, me Vincent Aboubakar në drejtim të Fenerbahçe. 38-vjeçari Edin Dzeko shënoi 25 gola dhe dha 10 asistime në 46 ndeshje në vitin e tij të parë te Fenerbahçe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit