Nuk mjaftoi paraqitja e zakonshme e madhe e Edinson Cavanit, autor i një goli dhe një asistimi, sepse Boca Juniors humbi 4-3 kundër Velez në Estadio Mario Alberto Kempes në Cordoba. Nje humbje qe i hoqi mundësinë për të fituar një trofe në një sezon vërtet të komplikuar.
Një mekat për “Xeneizes”, qe ndodheshin ne avantazh 3-2 me pesë minuta te mbetura. Ne fakt, pikerisht ne minuten e 85-te, Agustin Bouzat do te shenonte golin e 3-3 dhe me pas ate te 4-3 ne minuten e 90-te, ne nje ndeshje ku Boca mbeti edhe me dhjete futbollistë pas daljes me te kuq nga Luis Avdincula.
Finalja e Kupës së Argjentinës do të jetë mes Velez Sarsfield dhe Central Cordoba, të cilët eliminuan Huracan. Një akt final i paprecedentë mes dy skuadrave që mund të fitojnë trofeun për herë të parë ne historine e tyre.