SUPER DERBI NGA LAZIO! Tri grushte Romës, Luis Alberto magjik (VIDEO)

15 Janar 2021
22:42
Telesport
back button

Derbi i parë i sezonit shkon për Lazion, që me një rezultat të thellë 3-0 shkërmoq Romën e Paulo Fonseca, duke i shaktuar kështu humbjen e katërt këtë sezon (pas Napolit dhe Atalanta pa harruar humbjen në tavolinë ndaj Verona)

Për djemtë e Inzaghit një pjesë e parë spektakolare por sidomos me dy gabime të pafalshme të Ibanez, padiskutim më i dobëti dhe ai që vendos në binarët e duhur ndeshjen për Lazion.

Mbrojtësi brazilian gabon dy herë me Lazzari që i rrëmben topin. Fillimisht shënon Immobile dhe më pas Luis Alberto, edhe pse goli duket i dyshimtë për pozicion jashë loje të Caicedo pasi qëndron përpara portierit Pau Lopez.

Roma tenton të reagojë në pjesën e dytë, por është Lazio që i afrohet golit të tretë në dy momente dhe Pau Lopez tregohet spektakolar, deri kur i dorëzohet goditjes së Luis Alberto nga jashtë zone, pas aksionit të nisur sërish nga Lazzari.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit