Super gafë nga 100 milionëshi i Liverpool-it, interneti nuk e fal (Video)

12 Korrik 2022
19:15
Denis Hakanaj
back button

Darwin Nunez pati një debutim të tmerrshëm me Liverpool-in pasi humbi një rast të pastër në miqësoren e luksit kundër Manchester United.

Nënkampionët e sezonit të kaluar të Premier League e kanë nisur shumë keq fazën përgatitore duke u mundur 4-0 në Tajlandë.

Liverpool humbi 3-0 në pjesën e parë përpara se Facundo Pellistri të shtonte të katërtin, por nënshkrimi rekord Nunez pati një shans për ta bërë rezultatin më pak të dëmshëm.

Uruguaiani, në fakt, ka shpërdoruar një rast të pastër me portën e boshatisur, teksa portieri Tom Heaton ishte i shtrirë në tokë.

Tifozët, siç mund të pritej, nuk kanë patur mëshirë me Nunez-in dhe kanë pyetur pse Liverpooli shpenzoi kaq shumë para për ish-yllin e Benfica-s.

Njëri prej tyre shkroi: “Kjo e konfirmon. Plotësisht. Ai është një dështim dhe nuk ka kthim nga kjo. Na vjen keq tifozë të Liverpool.” Një tjetër shtoi: “Ata u mashtruan rëndë”.

Dhe një i tretë tha: “Nëse ky vlen 100 milionë në ndeshjen e sotme, atëherë mjerisht futbolli ka përfunduar me të vërtetë. 100 milionë euro të siguronin lojtarët më të mirë më parë, sot të sigurojnë uruguaianin Andy Carroll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit