Theo Hernandez ka qenë prej kohësh në fokusin e Bayern Munich, i cili verën e ardhshme – duke përjashtuar surprizat – do të duhet të zëvendësojë Alphonso Davies.
Në Spanjë ata praktikisht e japin për të sigurt kalimin e kanadezit te Real Madrid në korrik 2025, si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me bavarezët përfundon në fund të këtij viti.
Kështu, klubi bavarez mund të hidhet në sulm për yllin e Milanit, vlera e të cilit një vit nga skadimi i kontratës mund të bjerë në rreth pesëdhjetë milionë, nëse jo diçka më pak.
Për rolin e mbrojtësit të majtë, Bayern po monitoron gjithashtu Dimarcon, të cilin Inter-i megjithatë e konsideron të paprekshëm nëse nuk ka një ofertë vërtet të jashtëzakonshme.