Loja nisi qetë për të dyja skuadrat. Interi dhe Napoli u kujdesën për të mos pësuar.
Interi kryesisht ishte më dominues në 45 minutat e para, por kryesisht me mbajtje topi dhe jo me raste shumë efikase para porte.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me mesfushorin Scott McTominay, i asistuar nga Amir Rrahmani.
Reagimi i Interit erdhi shpejt, megjithatë, pa mbaruar pjesa e parë. Hakan Calhanoglu shënoi një gol të shkëlqyer kundër Napolit duke barazuar 1-1.
Pjesa e dytë nuk pati spektaklin e pjesës së parë. Trajnerët vijuan të tregoheshin të kujdesshëm, duke u kursyer për të rrezikuar më shumë.