Super Muriqi! Shënon dhe i jep fitoren skuadrës, merr notën më të lartë të ndeshjes

20 Tetor 2024
18:08
Telesport
back button

Mallorca sot fitoi 1-0 me Rayo Vallecanos në javën e dhjetë të kampionatit spanjoll. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ishte autor i golit të fitores.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 75-të, i asistuar nga Dani Rodriguez. Performanca e tij totale gjatë ndeshjes ishte e shkëlqyer, aq sa Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore, më e larta e ndeshjes.

Përveç golit, Muriqi shënoi katër herë drejt portës dhe fitoi gjithsej 11 duele (tokë dhe ajër). Për 30-vjeçarin ky ishte goli i dytë sezonal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit