Super Thuram mposht Torinon, Inter mban ritmin e Napoli-t (Video)

5 Tetor 2024
22:49
Denis Hakanaj
back button

Inter-i ka mundur 3-2 Torino-n në javën e shtatë të Serisë A dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, 2 pikë larg Napoli-t.

Episodi që i ka hapur rrugën fitores së zikaltërve ka ardhur në minutën e 20-të, me Torino-n që ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Maripan pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Thuram.

INTER-TORINO – GOLAT – VIDEO

Ka qenë pikërisht sulmuesi francez që ka marrë kontrollin e ndeshjes në minutat në vazhdim duke realizuar një dygolësh të shpejtë (25′, 35′) dhe duke kompletuar tregolëshin e tij të parë në Itali në minutën e 60-të.

Në mes goli i Zapata-s (36′), që më pas ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi në dukje serioz.

Në fund ka ardhur penalltia e transformuar nga Vlasic (86′) për një faull yë Calhanoglu ndaj Masina-s.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit