Historia shkruhet, edhe kur “librin” që ke blerë qe ne vitin kur daton lindja dhe themelimi e ke bosh… Dhe këtë po bën Egnatia që eshte shembull i pasionit mbi punën, investimet, kurimin e detajeve, por sidomos besimin te trajneri Edlir Tetova, që nuk ka munguar kurrë.
Ne krye, presideti Demrozi qe edhe pse eshte dashur te dorezohet perpara ofertash per te shitur futbollistë, gjithmone e ka mbajtur grupin ne nivel dhe konkurrues me afrime te goditura. Nga Kupa te titulli per te vazhduar te kupa dhe tani Superkupa!
Sonte u vendos një tjetër “puzzle” në ecurinë e këtyre dy viteve të fundit për ekipin rrogozhinas që fitoi Superkupën e parë në histori, pasi e kishte humbur një në finalen ndaj Partizanit. Përballë, finalisti i Kupës së sezonit të shkuar, Kukësi, të cilin ekipi i Egnatias e mundi 2-0 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Mjaftuan dy gola për të ngritur trofeun prestigjoz.
Egnatia është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj, teksa ka mundur ekipin e Kukësit në finale. Rrogozhinasit, ashtu siç pritej kanë dominuar përballe verlindorëve që vinin nga Kategoria e Parë, duke krijuar më shumë lojë e raste.
Mbrojtja e Kukësit nuk largon një top në zonë, topi shkon te Ujka i cili me të djathtën e çon në rrjetë. Goli i shpejtë i Ujkës në pjesën e parë ua bëri më të thjeshtë ndeshjen.
Megjithate u desh të priteshin minutat e fundit të sfidës që të mbyllej diskutimi me golin e Bakajokos që vulosi suksesin 2-0. Pas një harkimi nga e majta, Bakajoko gjuan me kokë, Dervishaj largon sferën por asistenti bën shenjë që topi ka kaluar vijën fatale.
EGNATIA-KUKËSI 2-0
19′ Ujka, 84′ Bakajoko
LIBRI I ARTE I SUPERKUPËS
1989 – Dinamo
1990 – Flamurtari
1991 – Flamurtari
1992 – Elbasani
1993 – (nuk u zhvillua)
1994 – Tirana
1995 – (nuk u zhvillua)
1996 – (nuk u zhvillua)
1997 – (nuk u zhvillua)
1998 – Vllaznia
1999 – (nuk u zhvillua)
2000 – Tirana
2001 – Vllaznia
2002 – Tirana
2003 – Tirana
2004 – Partizani
2005 – Tirana
2006 – Tirana
2007 – Tirana
2008 – Dinamo
2009 – Tirana
2010 – Besa
2011 – Tirana
2012 – Tirana
2013 – Skënderbeu
2014 – Skënderbeu
2015 – Laçi
2016 – Kukësi
2017 – Tirana
2018 – Skënderbeu
2019 – Partizani
2020 – Teuta
2021 – Teuta
2022 – Tirana
2023 – Partizani
2024- Egnatia
View this post on Instagram