Superkupa: Zhgënjejnë Flamurtari e Partizani, derbi kosovar në finale

14 Tetor 2021
9:09
Telesport
back button

Prishtina dhe Penza janë dy skuadrat finaliset të Superkuës mbarëkombëtare në basketboll për femra, event që organizohet nga Liga Unike. Në qytetin e Vlorës u luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale, ku triumfuan dy skuadrat nga Kosova.

Në gjysmëfinalen e parë, Prishtina fitoi 76-73 ndaj Partizanit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në momentin e fundit. Të dyja skuadrat dueluan për fitore, por basketbollistët kosovare u treguan më të sakta në momentet e fundit.

Në sfidën e dytë gjysmëfinale, skuadra e Penzës fitoi 79-70 ndaj vendaseve vlonjate, në një përballje të vendosu në gjysmën e dytë në favor të mikeshave. Flamurtari dominoi në pjesën e parë, porn ë të dytën vjen rikuperimi i Penzës, që e meritoi fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit