Superliga: Kamza Basket “leksion” Teutës, Apolonia triumfon në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë

9 Nëntor 2024
21:43
Telesport
back button

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e Superligës në basketboll për meshkuj. Kamza Basket “shkatërroi” 91-53 Teutën, ndeshje ku epërsia e ekipit vendës ishte e madhe. Jalen me 22 pikë e 13 rebound ishte më i miri për kamzalinjtë, me 6 lojtarë në shifër të dyfishtë pikësh.

Në Fier, ekipi vendës i Apolonisë fitoi 86-83 ndaj Vllaznisë në sekondat e fundit, në fund të një takimi të ekuilibruar. Hamilton me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për fierakët, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Wilkins për shkodranët.

Në kampionatin e Kategorisë së Parë, skuadra e Elbasanit fitoi 113-78 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi” duelin e kreut dhe udhëheq e vetme renditjen me 10 pike të plota. Fiton edhe Flamurtari, që në fushën e tij mposhti 91-75 Skënderbeun, duke u ngjitur në vendin e tretë.

Superliga-Meshkuj, java e 5-të

Kamza Basket – Teuta, 91-53

Apolonia – Vllaznia, 86-83

Tirana – Besëlidhja, 10 nëntor

Renditja: Besëlidhja 8 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 7 pikë, Kamza Basket 7 pikë, Apolonia 7 pikë, Vllaznia 6 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 5-të

Flamurtari – Skënderbeu, 91-75

Partizani – Elbasani, 78-113

Pogradeci – Fieri Basket, 10

Renditja: Elbasani 10 pikë, Partizani 9 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Fieri Basket 5 pikë, Pogradeci 4 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit