Superliga: Partizani “dopio” fitore ndaj Vllaznisë, Skënderbeu komandon kampionatin e femrave

9 Mars 2024
19:38
Telesport
back button

Janë luajtur sot vetëm 3 ndeshje në kampionatin e volejbollit, dy prej të cilave janë takime të prapambetura.

Te femrat, Partizani mposhti 3-1 Vllazninë, ndeshje që nuk u luajt javën e kaluar (25-22, 25-14, 19-25, 25-18). Ndeshje mjaft e mirë për skuadrën e kuqe, që pati erpërsi në shumicën e kohës dhe e meritoi fitoren. Skuadra shkodrane shpresoi ta rihapte ndeshjen, duke fituar setin e tretë, por më pas u dorëzua shpejt.

Në krye të renditjes së Superligës qëndron Skënderbeu, që mundi 3-0 Barleti Volley, ndeshje e luajtur në Korcë (25-19, 25-23, 25-13). Skuadra barletase u përpoq të rivalizojë në dy setet e para, por pa mundur dot të fitojë, duke u dorëzuar pa kushte.

Te meshkujt, Partizani fitoi me lehtësi 3-p0 ndaj Vllaznisë (25-21, 25-14, 25-14), ndeshje që ishte ndërperë një javë më parë. Sfida nisi nga fillimi, me kryeqytetasit që e patën edhe më të lehtë këtë herë, duke mposhtur në cdo drejtim rivalët nga Shkodra.

Superliga-Femra

Java e 11-të (e prapambetur)

Partizani – Vllaznia, 3-1

Java e 12-të

Skënderbeu – Barleti Volley, 3-0

Vllaznia – Teuta, 15 mars

Pogradeci – Lushnja, 15 mars

Tirana – Partizani, 20 mars

Renditja: Skënderbeu 34 pikë, Partizani 30 pikë, Tirana 27 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 13 pikë, Pograeci 13 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

Superliga-Meshkuj

Java e 11-të (e prapambetur)

Partizani – Vllaznia, 3-0

Renditja: Partizani 33 pikë, Erzeni 24 pikë, Tirana 21 pikë, Vllaznia 20 pikë, Studenti 18 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Elbasani 6 pikë, Teuta 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit