SUPERLIGA: Partizani merr kreun me provë force! Kukësi dhe Tirana, paqe mes eurogolave! (VIDEO)

17 Prill 2021
17:58
Telesport
back button

Janë mbyllur dy ndeshjet e pasdites në kampionatin shqiptar të futbollit.

Në Elbasan Arena, Kukësi dhe Tirana janë ndarë në paqe 2-2. Pasi në pjesën e parë bardheblutë i falën golin Eze, në të dytën Seferi dhe Cale, në harkun e pak minutave, do të përmbysnin gjithçka për bardheblutë e Shehit.

E teksa u mendua fitorja, i zakonshmi Ibraimi do të shënonte eurogolin që do të vuloste fatin e kësaj ndeshje në 2-2.

Në “Air Albania Stadium”, ndërkohë, Partizani pasi e pa vetën keq duke pësuar gol që në fillim nga Kastrioti (Daci) do të reagonte menjëherë duke barazuar në pjesën e parë me Hakaj.

Në të dytën, Stenio Junior dhe Asani do t’i jepnin suksesin 3-1 djemve të Dajës dhe mundësinë për të kapur kreun e renditjes, në pritje të Teutës që do të luajë ditën e nesërme.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E shtunë, më 17 prill, ora 16:00

PARTIZANI-KASTRIOTI 3-1
Shënues: 
Hakaj 31′, Stenio Junior 75′, Asani 85′Daci 4′
PARTIZANI:
 Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Moraes, Mehmeti, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

KUKËSI-TIRANA 2-2
Shënues: Eze 24′, Ibraimi 88′ / Seferi 71′, Cale 84′
KUKËSI:
 Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit