Superliga: Skënderbeu dhe Partizani ndajnë kreun, triumfojnë edhe Tirana e Dinamo

12 Tetor 2024
19:01
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së pestë të Superligës në volejboll për femra. Partizani dhe Skënderbeu janë sërish në krye të klasifikimit me 15 pikë të plota secila, duke triumfuar edhe në sfidat e sotme.

Partizani mundi pa shumë probleme Barleti Volley me shifrat 3-0 (25-21, 25-17, 25-16). Ndeshje pa shumë histori, ku epërsia e skuadrës së kuqe ishte e madhe, ndërkohë që Barleti mbetet në vendet e fundit të renditjes.

Vuan disi por në fund Skënderbeu ia del mbanë të fitojë 3-1 ndaj Pogradecit në derbin juglindor. Një ndeshje me rivalitet, me korcaret që përmbysën avantazhin e liqenoreve (22-25, 25-11, 25-21, 25-22).

Fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-0 Vllazninë (25-23, 25-12, 25-19), ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga bardheblutë. Jashtë fushe fiton Dinamo, 3-1 ndaj Teutës (25-20, 25-14, 10-25, 29-27), në një ndeshje me rivalitet në fundin e saj. 

Superliga-Femra, java e 5-të

Teuta – Dinamo, 1-3

Tirana – Vllaznia, 3-0

Partizani – Barleti Volley, 3-0

Skënderbeu – Pogradeci, 3-1

Renditja: Partizani 15 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Tirana 11 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 4 pikë, Pogradeci 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Vllaznia 3 pikt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit