Superliga, Tirana mposht Kamzën dhe shkon zyrtarisht në play off

15 Mars 2019
20:44
Telesport
back button

Javae 16-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka nisur sot me ndeshjen Kamza Basket-Tirana, fituar 95-82 nga bardheblutë. Përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipe me objektiva  të ndryshëm këtë sezon, ndaj takimi i luajtur në Kamëz ka qenë në përgjithësi i ekuilibruar.

Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, për në fund fituan me meritë basketbollistët e Tiranës, që krijuan një epërsi në lehtë në pjesën e dytë. Kamza tentoi të korrë një fitore që do ta largonte nga fundi i renditjes, por pa sukses, duke rrezikuar Superligën ashtu sikurse edhe Vllaznia.

Ndërsa Tirana, falë këtij suksesi, vulos përfundimisht pjesëmarrjen e saj në play off. Nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së 16-të, që përkon me “xhiron” e fundit të sezonit të rregullt në kampionat.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 16-të

Kamza Basket – Tirana, 82-95

E shtunë, 16 mars

Goga Basket – Vllaznia, ora 17:00 (Akademia Goga)

Teuta – Partizani, ora 18:00 (Durrës)

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 16-të (16 mars)

Elbasani – Flamurtari, ora 12:00 (Elbasan)

Studenti – Vllaznia, ora 15:00 (Asllan Rusi)

Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, ora 17:00 (Fahrie Hoti)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit