SUPERLIGA: Tirana ngec në Ballsh, Skënderbeu merr fitore me aromë mbijetese (VIDEO)

2 Maj 2021
19:19
Telesport
back button

Hapi i Tiranës ndalet me Bylisin kurse Skënderbeu merr një fitore 2-0 ndaj Kastriotit në Fushë Krujë dhe tani ka mundësinë të shpëtojë nga rënia në kategori, pasi diferenca me krutanët ka shkuar në dy pikë, kurse me Bylisin një.

Skuadra e Orges Shehit pasi fitoi ndaj Teutës dhe Vllaznisë, nuk ka shkuar më shumë se një 0-0.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 2 maj 2021, ora 16:00

KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-2
Shënues: Jean Victor 67′, Vangjeli 95′
KASTRIOTI:
 Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugwu, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dwoumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Mara, Taipi, Jean Victor, Vangjeli, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

BYLISI-TIRANA 0-0
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Desancic, Janku, Hadroj, Carkanji, Nebihu, Lorran, Ntephe, Ndreca, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Gyamfi, Ismajlgeci, Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi

 

Bardheblutë ishin të rrezikshëm në pjesën e parë, teksa tentuan golin me Hoxhallarin, Seferin dhe Gyamfin, por portieri Qirko ishte në çdo moment në gatishmëri.

Ballshiotët në një moment pretenduan për gol, pasi menduan se topi kishte kaluar vijën fatale.

Në fraksionin e dytë Ismajlgeci kishte një mundësi të artë shënimi, por nuk goditi si duhet brenda zonës. Shehi më vonë aktivizoi edhe brazilianin Elton Cale, i cili goditi mbi tra në një rast të krijuar. Kampionët në fuqi u munduan të fitojnë, por pa sukses.

Skënderbeu ia ka dalë të marrë një fitore të artë në transfertë me Kastriotin, me rezultatin 0-2. Krutanët në pjesën e parë ishin shumë kërkues dhe rrezikuan disa herë me Çelën, Prodanin dhe Dacin. Portieri Rexhepi mbajti rrjetën të paprekur, ndërsa Kastrioti në minutën e 41-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Prodani mori kartonin e dytë të verdhë.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërsa në të dytë Jean Victor shënoi, pasi kishte humbur një rast të mirë më parë.

Korçarët shënuan edhe golin e dytë me Kosta Vangjelin, pas 5 minutash shtesë, duke arkivuar fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit