SUPERLIGA | Vllaznia dhe Shkodra nuk ndalen me super Balaj, shkatërrojnë edhe Tiranën! (VIDEO)

2 Mars 2024
19:23
Telesport
back button

Shkodra dhe Vllaznia duket se jane te pandalshem dhe kane arritur nje tjeter fitore, kete here me peshe! Skuadra kuqeblu synon kete sezon titullin dhe te jete pjese e gares se final four. Vllaznia fitoi 3-1 klasiken e futbollit shqiptar përballë Tiranës, ndërkohë që Teuta mposhti 3-0 Erzenin në derbi. Atmosferë e shkëlqyer në “Loro Boriçi” dhe Vllaznia në formë fantastike.

GOLI I PARE I VLLAZNISE – VIDEO

GOLI I DYTE I VLLAZNISE – VIDEO

GOLI I TRETE I VLLAZNISE – VIDEO

Skuadra shkodrane dominoi bardheblutë dhe tashmë e sheh vendin e parë vetëm 4 pikë larg. Kroati Marko Juric nisi festën kuqeblu, teksa kapiteni Bekim Balaj shënoi një dygolësh.

Dobët Tirana, që realizoi golin e nderit me anë të Dijar Nikqit. Vetëm dy pikë kanë grumbulluar 26 herë kampionët e Shqipërisë në katër takimet e fundit në kampionat.

Vazhdon momenti i mrekullueshëm për Vllazninë. Skuadra e Qatip Osmanit regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa nuk humbet prej 11 ndeshjesh (9 fitore + 2 barazime).

Tri pikë jetike për Teutën, që iu fal golave të Matias Llocit, Ledio Beqjes dhe Klejdi Dacit për të thyer Erzenin. Rezultat që solli “rokadën” në renditje mes këtyre dy skuadrave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit