SUPERSFIDA E PREMIER | Guardiola me dy ndryshime, Arteta i jep shansin italianit! Formacionet zyrtare

22 Shtator 2024
16:43
Telesport
back button

Manchester City dhe Arsenal do të sfidohen sot duke nisur nga ora 17:30 në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit anglez, Premier League.

Në atë që konsiderohet si Kryefjala e javës mes dy ekipeve pretendente për titull kampion, të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje.

Arteta ka vendosur që t’i dhurojë Calafiorit fanellën e titullarit, Saka starton në krah ndërsa rikthehet në formacion Trossard.

Tek City në anën tjetër, Guardiola ka vendosur që të luajë me Gundogan nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa në përbërjen startuese është rikthyer edhe Jeremy Doku ne te majte.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Savinho, Doku, Haaland.

Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori, Partey, Rice, Havertz, Saka, Martinelli, Trossard

Lajme të tjera

Lajmet e fundit