SUPERSFIDA: Tirana-Kukësi, dalin formacionet zyrtare! Bardheblutë mund ta fitojnë që sot titullin kampion

6 Korrik 2020
16:59
Telesport
back button

Kukësi do të presë Tiranën sot në “Selman Stermasi” për një sfidë që pritet të jetë interesante. Ndërkohë, bardheblutë që janë një hap nga titulli kampion që do të përkonte me 100-vjetorin e themelimit të klubit, duan të marrin 3 pikë të tjera për t’iu afruar sigurisë matematikore që mund të vijë në derbin ndaj Partizanit fundjavën e ardhshme.

Por, titulli mund të vijë që sot nëse djemtë e Egbo do të mundnin Kukësin me 3 gola diferencë, duke marrë ndeshjet direkte dhe golavereazhin.

Në anën tjetër, me 9 pikë larg, Kukësi do të tentojë që të rihapë kampionatin duke mos besuar te e pamundura, edhe pse mungon terminali i sulmit, Shkurtaj.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Lika; Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismailgeci, Celhaka, Karabeci, Cobinnah, Torrassa, Cale, Ngoo. Tr.: Egbo

Kukësi: Xhika; Lulaj, Musolli, Krasniqi, Maliqi, Limaj, Rroca, Kotobelli, Ethemi, Coper, Abazaj. Tr.: Shehi

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit