Surpriza!!! Debutuesit e Como synojnë kampionin e botës që luajti me Real e Man.United

4 Korrik 2024
11:45
Telesport
back button

Mbrojtësi francez Raphael Varane mund të jetë surpriza e madhe e merkatos së verës në Itali. Como, skuadra që për herë të parë do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, mund të sjellë mbrojtësin 31-vjeçar, ende pa ekip.

Varane është një lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me skuadrën e Manchester United, ku u aktivizua në 3 sezonet e fundit. Kampion i botës me Francën në vitin 2018, Varane është në kërkim të një skuadre të re.

Një ditë pasi mbajti në Lilë pishtarin me flakën olimpike, mbrojtësi francez tha: “Jam ende në errësirë për sa i përket të ardhmes. Mora pak kohë për të menduar dhe nuk kam vendosur ende çfarë do të bëj sezonin e ri”.

Nuk dua të flas për këtë tani, ka shumë gjëra për të cilat nuk dua të përgjigjem. Do të ulem në heshtje dhe do të peshoj të gjitha gjërat pro dhe kundra. Do të shohim”, tha Varane, që mund të luajë me Como, ekip që drejtohet nga spanjolli Cesk Fabregas, që po përpiqet të bindë francezin të vijë në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit