Surpriza!!! E grumbulloi në përgatitore, Southgate lë jashtë Europianit yllin e mesfushës

6 Qershor 2024
11:23
Telesport
back button

James Maddison nuk do të përfshihet në skuadrën prej 26 lojtarësh të Anglisë për Euro 2024. Mesfushori i Tottenham u thirr nga Gareth Southgate në përzgjedhjen e përkohshme të 33 lojtarëve.

Ai luajti edhe në miqësoren e Anglisë kundër Bosnje-Hercegovinës të hënën (3-0), duke e nisur nga stoli. Gjithsesi, Madisson do të jetë një nga shtatë lojtarët që do të përjashtohen nga skuadra kur të shpallet lista me 26 lojtarë, ditën e shtunë.

27-vjeçari ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren e Anglisë dhe ishte pjesë e formacionit të Southgate në Kupën e Botës 2022, megjithëse nuk u aktivizua asnjëherë. Maddison iu bashkua Tottenham verën e kaluar për 40 milionë euro, kur u largua nga Leicester.

Ai e nisi mirë sezonin, por pësoi një dëmtim të gjatë dhe u rikthye dy muajt e fundit. Tani ai është përjashtuar nga kombëtarja e Anglisë, ndërkohë që Southgate duhet të largojë edhe gjashtë lojtarë të tjerë. Skuadra përfundimtare e Anglisë për Euro 2024 do të shpallet të shtunën, pas miqësores kundër Islandës në Wembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit