Surpriza e madh në US Open!!! Alcaraz eliminohet që në raundin e dytë, avancojnë Sinner dhe Swiatek

30 Gusht 2024
8:58
Telesport
back button

Grand slam i US Open ka dhuruar një surprizë të madhe sot në ndeshjet e raundit të dytë. Numri dy në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, është mundur 3-0 (6-1, 7-5, 6-4) nga holandezi Botic van de Zandschlup, numri 74 në botë.

Një eliminim i papritur i spanjollit, favorit për këtë turne, por që sot në fushë zhgënjeu totalisht. Në raundin e tretë avancon rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 Fabian Maroszan. Nuk zhgënjen as italiani Jannik Sinner, numri 1 në botë, që mundi po 3-0 Alex Michelsen.

Te femrat, eliminohet tenistja japoneze Naomi Osaka, që në raundin e dytë u mund 2-0 6-3, 7-6) nga çekja Karolina Muchova. Fiton danezja Caroline Wozniacki, që mundi 2-0 Renata Zarazua, ndërkohë që fiton pa probleme edhe numri 1 në botë, Iga Swiatek. Një biletë për më tej siguron edhe Jessica Pegula, ndërkohë që është tërhequr nga turneu kazakja Elena Rybakina, numri 4 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit