Liga Arabe po përgatit një tjetër merkato të fuqishme këtë verë. Sipas “Daily Telegraph”, në qendër të vëmendjes së ekipeve nga Lindja e Mesme është edhe portieri brazilian Alisson.
31-vjeçari luan që prej vitit 2018 me Liverpool, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027. Kostoja e kartonit të tij shkon në 35 milionë euro. Alisson konsiderohet mes 10 blerjeve kryesore të kësaj vere nga ekipet arabe.
Një portier me shumë cilësi, që me Liverpool fitoi gjithçka në karrierën e tij, por që këtë sezon ka vuajtur edhe disa dëmtime. Ndoshta ky mund të jetë momenti i duhur për të për t’u larguar nga “Anfield”.
Ende nuk dihet se cila skuadër është interesuar për portierin brazilian, por duket se admiruesit për të nga vendet arabe nuk mungon. Situata e krijuar të “reds” pas largimit të trajnerit Klopp duket se po prek edhe lojtarët kryesorë.