Portieri francez Mike Maignan pritet të jetë zëvendësuesi i brazilianit Ederson në rast se ky i fundit lë Manchester City për të shkuar drejt Arabisë. Sipas “The Sun”, ka kohë që përflitet për një interesim të kluebe të Ligës Arabe për portierin 30-vjeçar të “citizens”.
Gjithsesi, 4 herë radhazi kampionët e Anglisë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë kohë që shohin përreth. Dhe i përzgjedhuri duket se është portieri francez që luan me Milan. Shpesh është folur për një interesim të Bayern Munich për francezin, por duket se merkato ka rezervuar të tjera surpriza.
Manchester City është gati të investojë për 28-vjeçarin që mbron portën e Milan, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026. Kuqezinjtë e vlerësojnë 70-80 milionë euro portierin, shumë që kampionët e Anglisë janë gati ta paguajnë.
Gjithçka do të varet nga Ederson, që sezonin e fundit është dëmtuar disa herë. Braziliani ka ende edhe dy vite kontratë, por është i tërhequr nga Liga Arabe, ndaj dhe të City pop resin të shohin vendimin e tij, teksa i kanë dhënë ultimatum për të vendosur deri më 25 qershor.