Surpriza: Ish-trajneri i kombëtares gjermane synon të zërë vendin e Southgate te “3 luanët”

18 Korrik 2024
10:50
Telesport
back button

Ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka deklaruar së fundi se është i interesuar për të drejtuar kombëtaren e Anglisë. Kombëtarja e “3 luanëve” është pa një drejtues që kur Gareth Southgate dha dorëheqjen 24 orë më parë.

Joachim Low ka drejtuar më parë, për 15 vjet, kombëtaren e Gjamrënisë, me të cilin fitoi edhe Kupën e Botës në futboll në vitin 2014, në Brazil. Sipas “Sky Sports”, Loë do të mirëpriste bisedat me Federatën Angleze të Futbollit.

Trajneri gjerman nuk është i vetmi që synon stolin e kombëtares së Anglisë, teksa edhe Mauricio Pochettino e Graham Potter janë në garë. Federata Angleze ende nuk ka vendosur për pasuesin e Southgate, që qëndroi 10 vite në stol.

Low, 64 vjeç, është pa ekip që prej vitit 2021, kur la kombëtaren gjermane (198 ndeshje). Kjo periudhë e gjatë pa drejtuar mund ta penalizojë, por përvoja e madhe që ka me Gjermaninë është në favorin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit