Surpriza, Joshua dhe Ruiz përgatiten për triologjinë

30 Mars 2020
9:48
Telesport
back button

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn, ka konfirmuar sot se ekziston mundësia që Anthony Joshua dhe Andy Ruiz të përballen edhe një herë të tretë mes tyre. Sipas Hearn, situata e krijuar nga coronavirus, me shumë duele “big” të shtyra, mund të sjellë një përballje të tretë mes britanikut dhe meksikanit.

Ruiz fitoi në qershor të vitit të kaluar duelin e parë me Joshua, me “Ko teknik”, duke u shpallur kampion bote në peshën e rëndë. Ndërsa britaniku u hakmorr në sfidën e dytë, në dhjetor, ku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve dhe rimori titujt kampionë. Pra, barazim 1-1.

Mendoj se një duel i tretë është i mundur, madje kjo sfidë mund të zhvillohet sërish në Amerikë, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Në fakt, Joshua e kërkojnë edhe në Arabi, si herën e fundit. Një përballje mes tyre ka ngjallur shumë interes, ndaj gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit