Manchester United është duke eksploruar një marrëveshje shkëmbimi me Inter që do të shihte Aaron Wan-Bissaka të transferohej në Itali dhe Denzel Dumfries të shkonte në “Old Trafford”.
Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja “The Athletic”. Thuhet se Wan-Bissaka e ka refuzuar transferimin te West Ham dhe është dakord për një lëvizje tek Interi këtë verë. Ose kjo gjë të ndodhë në qershor 2025 kur skadon kontrata e tij me “djajtë e kuq”.
Gjithsesi, ideja e Manchester United duket se ka intriguar zikaltërit, që janë duke diskutuar për këtë mundësi shkëmbimi lojtarësh. Holandezi i Inter ende nuk ka rinovuar kontratën edhe pse përflitet se palët janë dakord për ta bërë këtë gjë.
Për momentin palët janë vetëm duke ekzploruar këtë mundësi shkëmbimi, pa u ulur konkretisht në tryezë për të zbuluar kartat. Nëse Wan-Bissaka është dakord nuk dihet dëshira e Dumfries për të ndryshuar fanellë këtë verë.