Surpriza!!! Michael Schumacher bën daljen e parë në publik, konfirmohet prania e tij në dasmën e vajzës

3 Tetor 2024
15:03
Telesport
back button

Nga Gjermania konfirmojnë se ish-piloti gjerman Michael Schumacher ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina Maria, duke u shfaqur në një event publik njëmbëdhjetë vjet pas aksidentit të tmerrshëm gjatë garave me ski. Duke filluar nga 29 dhjetori 2013, kur ai u aksidentua, familja gjithmonë ka dashur të ruajë konfidencialitetin maksimal për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1.

Megjithatë me rastin e ngjarjes së lumtur të vajzës së tij, kampioni gjerman është larguar nga shtëpia e tij pranë liqenit të Gjenevës për të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Majorka (Spanjë).

Këtë e konfirmuan mediat gjermane, duke nisur nga Bild, e cila nënvizonte se si Schumacher mbërriti direkt me avion nga Zvicra në vilën private në Balearics. Vila ishte e pajisur me një pistë të vogël, në mënyrë që avioni të ulej në fshehtësi, larg nga sytë kureshtarë.

Shtëpia, e blerë nga familja Schumacher në 2018 për 30 milionë euro, është ndarë në dy pjesë gjatë ceremonisë, duke forcuar privatësinë dhe hyrjen. Gjithçka ishte e kontrolluar deri në imtësi dhe të ftuarit u detyruan të linin celularët në hyrje.

Masa mund të jetë zbatuar për të parandaluar daljen e fotove të dasmës mes Gina Maria dhe Iain Bethke. Megjithatë, gjithçka tregon për praninë e Michael Schumacher në event dhe synimet e bashkëshortes së tij Corinna për të ruajtur konfidencialitetin në lidhje me gjendjen e ish-pilotit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit