Surpriza në Indian Wells, numri 123 në botë eliminon Novak Djokovic

12 Mars 2024
9:41
Telesport
back button

E pabesueshme në turneun Masters të Indian Wells për meshkuj në tenis. Italiani Luca Nardi, numri 123 në botë, mundi sot 2-1 serbin Novak Djokovic, numrin 1 në botë (6-4, 3-6, 6-3). Një rezultat befasues, teksa edhe vetë Djokovic nuk e beson pas përfundimit të ndeshjes.

Falë këtij suksesi, Nardi kualifikohet në 1/16 e turneut të parë Masters të këtij viti për meshkuj. “Kjo është një mrekulli. Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 123-ti në botë dhe e munda Novak. Është çmenduri, çmenduri”, tha Nardi pas fitores, duke vënë duart në fytyrë nga gëzimi.

Ndërsa Djokovic, që luante për herë të parë psa 5 vitesh në Indian Wells, tha: “Nardi nuk kishte se çfarë të humbiste, luante ne këtë turne si “humbësi me fat”. Gjithsesi, ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, i cili ishte vërtet shumë i keq”.

Nardi bëhet tenisti me renditjen më të ulët (nurmi 123 në botë) që arrin të mundë Djokovic në një turne. Ai luajti mirë, theu mbrojtjen e serbit dhe kombinoi goditje të fuqishme nga baza me sulme në kohë dhe preçize, duke arritur kështu një sukses të madh në aspektin sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit