Surpriza në Wimbledon: Eliminohet numri 1 në botë për femra, fitojnë Djokovic, Zverev e Rybakina

7 Korrik 2024
16:06
Telesport
back button

Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër. Surpriza më e madhe është eliminimi i numrit 1 në botë për femra, Iga Swiatek.

Ajo u mund 2-1 nga Yulia Putinseva, duke u dorëzuar shumë shpejt nga ky turne. Në raundin e katërt avancon tenistja kazake Elena Rybakina, që mundi 2-0 danezen Caroline Wozniacki.

Fiton edhe teniastja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Ons Jabeur të Tunizisë. Më tej kualifikohen edhe amerikania Danielle Collins, estonezja Jelena Ostapenko, cekja Barbora Krejcikova e rusja anna Kalinskaya.

Te meshkujt, fitore të vështirë korri serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Alexei Popyrin. Fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mposhti 3-0 Cameron Norrie. Nuk zhgënjen rusi Daniil Medvedev, që mposhti 3-1 Jan Struff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit