Surpriza para garës së Abu Dhabit, piloti pozitiv me Covid-19

12 Dhjetor 2021
12:18
Telesport
back button

Piloti rus Nikita Mazepin ka dalë mëngjesin e sotëm pozitiv me Covid-19, pas një testi që ishte kryer gjatë ditës së djeshme. Ai nuk do të marrë pjesë sot në garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite të Formula 1, që zhvillohet në pistën e Yas Marina, ku do të vendoset edhe piloti kampion.

Sipas vetë pilotit të Haas, ai është asimptomatik dhe në gjendje të mirë. Gjithsesi, ai është izoluar dhe ndodhet në karantinë, për të respektuar masat anti-Covid. Ky lajm ka tronditur jo pak organizatorët e garës, që kanë shtrënguar masat dhe kryer teste të tjera për pilotët në garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit