Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në “Old Trafford” si trajner i Manchester United nëse klubi do t’ia kërkojë këtë gjë. Gjithsesi, ai shton se nuk dëshiron të flitet për këtë punë për sa kohë klubi ka ende një trajner.
Solskjaer, 51 vjeç, nuk drejton më një klub që kur Manchester United e shkarkoi atë, në nëntor 2021. Asokohe, ai dështoi të fitonte një trofe për “djajtë e kuq”në gati tre vjet në klub si trajner.
Trajneri aktual Erik ten Hag është nën presion pas një fillimi të ngadaltë të sezonit me Manchester United në vendin e 11-të në Premier League. Por edhe në Europë aventura nisi me një barazim në Europa League.
Kur u pyet për kthimin në klub, Solskjaer tha: “Nëse familja juaj ju pyet, ju thoni po çdo ditë të javës. Por e konsideroj të gabuar të flasësh për një punë të cilën e kryejnë njerëzit e tjerë. Gjithsesi, jam gati të rikthehem nëse më kërkojnë”.
Solskjaer e drejtoi ekipin për 168 ndeshje, ku arriti 91 fitore, 37 barazime dhe 40 humbje, pa mundur të fitojë ndonjë trofe. Me Ten Hag, klubi ka fitiuar dy trofe gjatë dy viteve në detyrë.