Surpriza te Chelsea! Trajneri lë jashtë skuadre yllin e skuadrës, nuk e merr në turneun amerikan

23 Korrik 2024
11:44
Telesport
back button

Trevoh Chalobah është lënë jashtë skuadrës së Chelsea për turneun e tyre parasezonal në Amerikë. Mbrojtësi e përfundoi sezonin e kaluar si lojtar i rregullt në skuadrën e Chelsea, duke u rikthyer pas një dëmtimi që pati në pjesën e parë të sezonit.

Gjithsesi, lojtari nuk është në listën e 28 futbollistëve që do të udhëtojnë për në Amerikë. Aty skuadra londineze do të vijojë fazën përgatitore dhe do të marrë pjesë në një turne, ku do të luajë ndaj Celtic, Club America, Manchester City dhe Real Madrid.

Ky mosgrumbullim nga ana e trajnerit të ri Enzo Maresca ka sjellë paqartësi për të ardhmen e tij. Chalobah mund të luajë si qendërmbrojtës ose dhe mbrojtës i djathtë, por çuditërisht duket s enuk preferohet nga trajneri Maresca, që ka vendosur të lërë jashtë 25-vjeçarin.

Trajneri synon të vlerësojë në këtë turne mbrojtësin e gjithanshëm dhe i grumbulluar së fundi në kombëtaren e të rinjve të Anglisë, Josh Acheampong. Nënshkrimet e verës Tosin, Renato Veiga, Kiernan Dewsbury-Hall dhe Marc Guiu kanë udhëtuar të gjithë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit