E ardhmja e Virgil van Dijk është një dilemë për drejtuesit e Liverpool, që ende nuk e dinë se ku do të luajë kapiteni sezonin e ardhshëm. Kontrata e holandezit me fanellën e “reds” skadon verën e ardhshme, ndaj mund të largohet si lojtar i lirë.
Megjithatë, orët e fundit është shfaqur një hapje në lidhje me dëshirën e lojtarit për të qëndruar me klubin anglez. 33-vjeçari, duke folur për këtë çështje u shpreh: “Diskutimet janë duke vazhduar, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
“Vëmendja ime është tërësisht te Liverpool, dua të fitoj ndeshjen e radhës dhe asgjë tjetër. Për momentin nuk e kam idenë se çfarë më rezervon e ardhmja. Mund t’ju them vetëm se kanë filluar diskutimet dhe do të shohim”, tha Van Dijk.
Liverpool e bleu Van Dijk nga Southampton për 75 milionë strëlina dhe që atëherë ai ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup, dhe Kupën e Botës FIFA për klube nën drejtimin e Klopp.
“Ndihem mirë, fizikisht, mendërisht dhe po kënaqem e argëtohem te Liverpool. Kur të vijë koha për të marrë një vendim, do ta dini edhe ju”, tha në fund Virgil van Dijk.