Trajneri italian Vincenzo Montella mund të lërë detyrën si drejtues i kombëtares turke për të udhëhequr skuadrën e Manchester United. Paraqitjet e tij të mira në kombëtaren turke, siç ishte edhe Euro 2024, duket se kanë bërë që kuotat e trajnerit 50-vjeçar të rriten.
Aq sa edhe Manchester United të mendojë për ta sjellë në “Old Trafford. Sipas të përditshmes turke “A Spor”, klubi i “djajve të kuq” i ka vënë syrin Vincenzo Montella. Nuk duket thjesht një interesim kalimtar duke qenë se klubi anglez tashmë është takuar një herë me trajnerin.
Shtypi turk sqaron se trajneri aktual teknik i Turqisë do të ishte emri i parë në krye të listës së preferencave në rast se do të largohej Erik ten Hag. Trajneri holandez po përballet me një periudhë të errët tek United duke pasur parasysh situatën e vështirë në renditje (vetëm 8 pikë në 7 ndeshje).
Montella është trajneri i parë i huaj që çoi për herë të parë kombëtaren në një turne kaq të rëndësishëm, duke arritur deri në çerekfinalet e Euro 2024. Ai ka arritur disa suksese dhe ka thyer rekorde që e kanë konsoliduar pozitën e tij, ndaj dhe interesi për të është rritur ndjeshëm.