Surprizon Allegri: Sezoni tjetër mund të jetë ndryshe për mua

18 Maj 2019
18:16
Telesport
back button

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar sot se mund të mos drejtojë asnjë ekip sezonin tjetër dhe pas shumë vitesh aktiv në stol, vitin tjetër të qëndrojë pushim. “Një vit pushim është i nevojshëm dhe mund të më ndihmojë”, u shpreh Allegri.

Trajneri nuk do të jetë më trajner i Juventusit sezonin tjetër, ekip me të cilin do të divorcojë pas 5 vitesh, ku fitoi edhe 5 tituj kampionë në Serinë A. “Të shohim se çfarë do të ndodhë deri më 15 korrik. Ndoshta deri atëherë mund të kem sërish dëshirë të punoj”, thotë Allegri.

Gjithsesi, do të shoh me kujdes të gjitha ofertat që do të më vijnë para se të vendos. Nëse nuk do të ketë ndonjë projekt të mirë, atëherë do të qëndroj me familjen time, fëmijët e mi, miqtë dhe shoqen time. Gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Allegri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit