Kombëtarja e meshkujve në basketboll fitoi 89-82 ndaj Kosovës në ndeshjen e fundit të fazës para-eliminatore të Eurobasket 2029. Sfida e luajtur në Prizren ishte e vlefshme për Grupin C (ndodhet edhe Sllovakia), e fundit për kuqezinjtë në këtë event.
Një fitore që vlen më së shumti për statistikë, pasi kuqezinjtë i kanë humbur tri sfidat e para dhe janë eliminuar kohë më parë (renditen të fundit në grup). Gjithsesi, ky sukses i jep mjaft moral për të ardhmen skuadrës së drejtuar nga spanjolli Ricardo Gonzalez.
Për kuqezinjtë debutoi edhe amerikani Breein Tyree, që së fundi ka marrë nënshtetësinë e pasaportën shqiptare. Madje ai ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë, me 25 pikë e 8 asist. Mirë u paraqitën edhe Roel Gaxho me 17 pikë dhe Elvisi Dusha me 14 pikë.
Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e ekuilibruar (pjesa e parë u mbyll 48-47 për Kosovën), por në momentet e fundit kuqezinjtë janë më të saktë dhe arrijnë të shkëputen, duke korrur një fitore të rëndësishme.
Grupi C – Paraeliminator
Sllovaki – Shqipëri, 73-63
Shqipëri – Kosovë, 84-99
Shqipëri – Sllovaki, 68-94
Kosovë – Shqipëri, 82-89







