Sylvinho: Jam i zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen

16 Qershor 2024
0:01
Alfred Lleshi
back button

Sylvinho e nisi prononcimin pas ndeshjes me falenderim për tifozët kuqezinj, të cilët e fituan “ndeshjen” e tyre në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Megjithatë, ajo që vlen ishte verdikti i fushës së blertë, ku Italia fitoi me përmbysje, 2-1.

Për trajnerin tonë brazilian, paraqitja ishte e mirë, duke ditur se kë kishim përballë: “Jam i zhgënjyer për rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen. Nuk i bëmë mirë 20 minutat e para, sepse ishin shumë të vështira për ne. Mos harroni se luajtëm ndaj Italisë, kampione e Europës në fuqi.

Dua të falënderoj tifozët tanë për atmosferën fantastike që krijuan, deri në fund ishim në lojë për të marrë barazimin. Nuk duhet ta harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, që është i dyti në histori. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë Shqipërinë dhe vijmë këtu për t’i fituar ndeshjet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit