Sylvinho me mbledhje sekrete! Dy talente po përgatiten për kombëtaren e madhe

3 Tetor 2024
17:22
Telesport
back button

Sylvinho është gjithmonë një hap para për zbulimin e talenteve. Në mos talente, ata kanë qenë lojtarë të cilët nuk kanë marrë besim nga trajnerët paraardhës.

Emrat të cilëve trajneri brazilian u ka dhënë besim janë Jasir Asani, Mario Mitaj, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha. Ndërkohë, Bajrami u bë lider i mesfushës me ardhjen e tij.

Brajan Gruda është emri i radhës i cili po diskutohet në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sylvinho i mban detajet sekrete, por Sport Ekspres raporton se tekniku po punon fort për sigurimin e shërbimeve të këtij lojtari fenomenal shqiptar.

Emri i dytë në listë është Maldin Kacurri. Lojtari i Arsenalit luan me Shpresat e Shqipërisë dhe do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar në kombëtaren A. Risitë nuk përfundojnë këtu, por për momentin këto janë dy emrat më premtues në skuadrën tonë kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit