Sylvinho nga sot zyrtarisht trajner i lirë pasi kontrata kuqezi ka skaduar! Por ka afrim mbi rinovimin: detajet

9 Korrik 2024
15:20
Telesport
back button

Pas disa muajsh “ftohtësi”, ka afrim tashmë mes trajnerit Sylvinho dhe presidentit Armand Duka mbi rinovimin e kontratës e cila ka skaduar sot zyrtarisht sipas akordeve të firmosura përpara 18 muajsh.

Braziliani ka oferta të tjera por i ka dhënë përparësi projektit kuqezi për Nations League dhe Kupën e Botës. Kontakte të vazhdueshme telefonike mes trajnerit dhe kreut të FSHF i cili ndodhet në Gjermani.

Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe u largua nga më 27 për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar sigurisht me gjasë kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë me sa duket.

Nga sot (9 korrik), Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit